Aktualitet

Qytetari debat me policinë për thyerje të rregullave: Nuk kam bërë krim, po punoj për bukën e gojës, jam i detyruar

2 Prill 2020, 20:10 Nga DOSJA
Qytetari debat me policinë për thyerje të rregullave: Nuk kam

SARANDË- Policia e  Sarandës si në të gjithë Shqipërinë  vijon kontrollet në qytet, për zbatimin e masave kufizuese që janë marrë për parandalimin e përhapjesë së koronavirusit. Qyetarët e kanë të lejuar të dalin vetëm para orës 13;00 dhe pas kësaj ore të gjithë duhet të futen në karantinë.

Ndërsa mbrëmjen  e sotme është filmuar një qytetar në rrugë gjatë orës 20;00  i cili ka debatuar me policinë pasi kjo e fundit ka dashur ta arrestojë për arsye se ky i fundit ka thyer rregullat e vendosura nga qeveria.

Ai është shprehur se po kthehej nga puna, duke shtuar se ishte i detyruar të punonte në kushte, pasi nuk kishte mundësi tjetër për të mbajtur familjen. Gjithashtu duke qenë se është në moshë të vjetër ka shtuar se nuk di të përdor programin për të marrë leje që të dalë nga shtëpia.

Qytetari fillimisht ka refuzuar  që të jap emrin ndërsa policisë i është drejtuar se nuk mund ta arrestonin pasi nuk kishte bërë ndonjë krim.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi policia e sarandes koronavirusi ne shqiperi policia e sarandes

Sondazh

Poll