Aktualitet

Profesori i Imunologjisë jep lajmin e mirë: Nëse prova klinike ka sukses, kjo molekulë mund të parandalojë infektimin nga

2 Prill 2020, 19:54 Nga DOSJA
Profesori i Imunologjisë jep lajmin e mirë: Nëse prova klinike ka

TIRANË- Profesori i njohur i Imunologjisë, Genc Sulçebe, ka reaguar sërish sot në lidhje me COVID-19 dhe si mund të luftohet ky virus. Në një reagim në mediat sociale, Sulçebe shprehet se një firmë austriake ka zhvilluar një molekulë që mund të parandalojë infektimin e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes nga koronavirusi.

Nëse provat klinike tek të sëmurët me Covid-19, që kanë nisur tashmë, do të japin sukses, kjo do të bëhej medikamenti më me efekt deri më tani që pengon virusin të depërtojë në organizmin e njeriut.

Nje lajm shume interesant i dites se sotme: Nje firme austriake, Apeiron AG, ka zhvilluar tashme me biologji molekulare molekulen rekombinante ACE2 qe eshte receptori i virusit SARS-CoV-2 dhe ka filluar provat klinike te te semuret COVID-19. Kjo molekule mund te parandaloje infektimin e qelizave te rrugeve te frymemarrjes nga virusi duke u lidhur me virusin dhe duke e penguar ate te futet ne qelize. Nqs ka sukses do te ishte medikamenti me me efekt”, shkruan mjeku në mediat sociale.

(A.B. Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc sulcebe molekula kunder covid 19 profesori i imonologjise genc sulcebe molekula kunder covid 19 profesori i imonologjise

Sondazh

Poll