Bota

“Brexit”/ May kërkon mbështetje për të tretën herë, shtyhet me dy javë data e marrëveshjes

22 Mars 2019, 13:21 Nga DOSJA
“Brexit”/ May kërkon mbështetje për të

BRITANI E MADHE-  Pas bisedimeve me krerët e BE-së, kryeministres britanike Theresa May-it i janë dhënë edhe dy javë me shumë kohë për të dalë me një zgjidhje për Brexit. 

Fillimisht data e nisjes për procesin e nisjes së Mbretërisë së Bashkuar fillimisht ishte vendosur për 29 mars. Tani Theresa May do të rikthehet në vendin e saj dhe do të përpiqet të bindë ligjvënësit të mbështesin marrëveshjen e shkëputjes deri më 22 maj.

“12 prilli është një datë kyçe në lidhje me Mbretërinë e Bashkuar. Nëse nuk do të arrijmë një marrëveshje deri atëherë opsioni i zgjatjes automatikisht do të bëhet i pamundur”.

May tha se ligjvënësit britanikë kanë tashmë një “zgjedhje të qartë” për të bërë.

Ligjvënësit britanikë priten të votojnë për të tretën herë mbi marrëveshjen e shkëputjes gjatë javës së ardhshme.

Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota brexit theresa may brexit theresa may

Sondazh

Poll