Aktualitet

Drejtoria e Përgjithshme Detare URDHËR Kapitenerive të Porteve: Jahtet e kroçerat, të ndalojnë vetëm për furnizime

2 Prill 2020, 17:25 Nga DOSJA
Drejtoria e Përgjithshme Detare URDHËR Kapitenerive të Porteve:

TIRANË– Drejtoria e Përgjithshme Detare u ka lëshuar jnë urdhër Kapitenerive të Porteve, duke iu kërkuar që të mos lejojnë asnjë jaht apo kroçerë që të qëndrojnë më gjatë se koha e furnizimit.

Përveç koronavirusit, një tjetër arsye përse jahtet dhe kroçerat janë ndaluar në porte është se ato rrezikojnë të bllokojnë kalatat për anijet e mallrave.

URDHËR: Kapitenerive të Portëve, Autoriteteve të Porteve, Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin. Duke ju referuar kërkesave të anijeve të kënaqësisë, jahteve dhe kroçera urdhëroj: 1-Do të lejohen jahte dhe kroçera të qëndrojnë në porte dhe në rada vetëm për kohën e furnizimit të tyre me naftë, ujë ose ushqime. 2-Asnjë jaht apo Kroçerë nuk do lejohet të qendrojë në porte me gjatë se koha e furnizimit për të mos bllokuar kalatat e portit për anijet tregtare të furnizimit të mallrave. 3-Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe do zbatohet me rigorozitet nga auturitetet. Moszbatimi i urdhërit i ngarkon me përgjegjësi administrative dhe ligjore. Drejtoria e Përgjithshme Detare,”-shkruhet në njoftim. 

Disa javë më parë, Dosja.al raportoi se porti i Sarandës ishte i tejmbushur me jahte të huaja, gjë që shtonte rrezikun në vend për përhapjen e koronavirusit.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria e pergjithshme detare drejtoria e pergjithshme detare

Sondazh

Poll