Aktualitet

Shërohet i infektuari i parë me Covid-19 në Korçë, menaxheri i lokalit të njohur ku u festua 8-Marsi lë Infektivin

2 Prill 2020, 10:11 Nga DOSJA
Shërohet i infektuari i parë me Covid-19 në Korçë,

KORÇË– 33-vjeçari, menaxher i një lokali të njohur në Korçë është shëruar nga koronavirusi. Mësohet se i riu, në barin e të cilit u organizua edhe fetsa e 8-Marsit, ka lënë ambientet e Infektivit dhe është kthyer në banesën e tij. Aktualisht, ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Rasti i 33-vjeçarit ishte i pari në Korçë. Ai shfaqi simptomat e para të Covid-19 në 22 mars dhe u shtrua në spital. Atij iu bë dy herë analiza, herën e parë doli negative ndërsa të dytën pozitive. Banorët e zonës ku ndodhet bari u shprehën për mediat se ndiheshin të frikësuar.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sherohet i infektuari i pare ne korce viktimat e koronavirusit ne shqiperi korce koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sherohet i infektuari i pare ne korce viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll