Aktualitet

“O zot, jepu vaj për kandilin e trurit”, Rama i përgjigjet Bylykbashit: S’jam arrestuar në Itali, ishte sherr në aerop

2 Prill 2020, 09:31 Nga DOSJA
“O zot, jepu vaj për kandilin e trurit”, Rama i përgjigjet

TIRANË– Një intervistë me “Gazzeta Dello Sport”, i ka hapur telashe kryeministrit Edi Rama në Shqipëri. Deklarata e Ramës se është arrestuar në Itali në kohët e racizmit ndaj shqiptarëve, është parë si fshehje në formularin e dekriminalizimit nga Partia Demokratike. Në një reagim në Twitter, Rama iu është përgjigjur ku thotë se bëhet fjalë për një sherr e jo për arrestim, dhe se e gjitha rrëfimi ka patur në fokus ilustrimin e racizmit antishqiptar gjatë viteve ’90. Kryeministri pretendon se bëhet fjalë për një sherr, ndërsa në median italiane u raportua si arrestim.

REAGIMI I PLOTË:

O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës! Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për Gazetta Dello Sport se vite më parë është arrestuar në Bologna pasi ka kundërshtuar një funksionar të policisë. Dosja.al e raportoi një ditë më parë faktin që kryeministri ka bërë shkelje në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit duke mospranuar se ka qenë i arrestuar në Itali. Kryeministri arrestimin e tij duhet ta deklaronte që pas hyrjes në fuqi të ligjit, në dhjetor 2015, pasi sipas ligjit të gjithë të zgjedhurit duhet të bënin këto deklarime dhe kush kishte shkelje të ligjit humbiste mandatin.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i rames ne itali edi rama oerd bylykbashi arrestimi i rames ne itali edi rama oerd bylykbashi

Sondazh

Poll