Aktualitet

Mbyllet riatdhesimi i shqiptarëve që mbetën jashtë vendit, fluturimi i fundit ishte nga Roma

2 Prill 2020, 09:17 Nga DOSJA
Mbyllet riatdhesimi i shqiptarëve që mbetën jashtë vendit,

TIRANË– Proçesi i riatdhesimit të shqiptarëve që kishin mbetur jashtë vendit për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19 ka përfunduar. Ministria e Punëve të Jashtme, deklaron se fluturimi i fundit është bërë një ditë më parë nga Roma. Sipas MPEJ-së, është kryer riatdhesimi i të gjitha rasteve urgjente. Ndërkohë për të gjithë ata shqiptarë që kanë ngelur jashtë dhe nuk kanë mundur të riatdhesohen, MPEJ ka publikuar numrat e njësive të emergjencës dhe  i këshillon të zbatojnë me rigorozitet rregullat e vendosura nga OBSH-ja. 

Njoftimi i plotë 

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll