Aktualitet

Vetëdorëzohet Flamur Gjuzi, ish-kreun e ALUIZNIT në Durrës e shpëton koronavirusi nga burgu

2 Prill 2020, 08:04 Nga DOSJA
Vetëdorëzohet Flamur Gjuzi, ish-kreun e ALUIZNIT në Durrës e

DURRËS– Ish-kreu i ALUIZNIT në Durrës , Flamur Gjuzi, që prej gjashtë muajsh ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre, është vetëdorëzuar në Prokurorinë e Durrësit.

Më pas ai është dërguar për në Gjykatë, e cila ka dhënë masën “arrest shtëpie”, nisur nga stuata që Covid-19 ka krijuar në vendin tonë.

Flamur Gjuzi ishte shpallur në kërkim për pasojat e tërmetit të datës 26 nëntorit bashkë me gjashtë persona të tjerë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres flamur gjuzi vetedorezohet flamur gjuzi durres flamur gjuzi vetedorezohet flamur gjuzi

Sondazh

Poll