Aktualitet

52-vjeçarja e infektuar në Elbasan niset me urgjencë drejt Infektivit, rëndohet gjendja e saj shëndetësore

52-vjeçarja e infektuar në Elbasan është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar.
Featured image of article: 52-vjeçarja e infektuar në Elbasan niset me urgjencë drejt Infektivit, rëndohet gjendja e saj shëndetësore Foto ilustruse

Elbasan– 52-vjeçarja nga Elbasani, punonjëse e një banke të nivelit të dytë, e cila një ditë më parë rezultoi e infektuar me COVID-19, është nisur me urgjencë drejt spitalit Infektiv të Tiranës.  Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e 52-vjeçares është përkeqësuar. Gruaja ka infektuar me virus edhe dy vajzat e saj, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. 52 vjeçarja dyshohet se ka pasur kontakt me një 62 vjeçare të infektuar.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment