Aktualitet

Konfirmohen 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan, infektohet punonjësja e bankës, ia ngjit edhe dy vajzave

1 Prill 2020, 20:06 Nga DOSJA
Konfirmohen 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan, infektohet

ELBASAN- Konfirmohen edhe 3 raste të tjera me Covid-19 në Elbasan. Burime të Dosja.al bëjnë me dije se e infektura është një punonjëse e një banke të dytë, e cila ia ka përcjellë pandeminë edhe dy vajzave të saj përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. 52 vjeçarja  dyshohet se ka pasur kontakt me një 62 vjeçare të infektuar.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi elbasan koronavirusi ne elbasan koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll