Bota

Kurti e akuzoi nga foltorja e Kuvendit, presidenti Thaçi hedh poshtë akuzat: S’kam pasur gisht në rrëzimin e qeverisë së

1 Prill 2020, 20:46 Nga DOSJA
Kurti e akuzoi nga foltorja e Kuvendit, presidenti Thaçi hedh poshtë

PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka pasur gisht në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti. 

Kreu i shtetit tha se nuk ka qënë në Kuvend dhe nuk ka të bëjë fare lidhur me vendimin që kanë marrë deputetët e Kuvendit. 

“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë. Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës. Përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre. Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Thaçi.

Çfarë ka ndodhur së fundmi në Prishtinë?

Qeveria e Kurtit u rrëzua me një mocion mosbesimi të iniciuar nga partneri i tij në koalicion, Isa Mustafa i LDK-së. Sipas tij, aryset për mocionin ishin shkarkimi i ministrit të Brendshëm, Agim Veliu dhe mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për koronavirusin. Ndërsa Kurti u shpreh se e gjitha ndodhi për shkak të një marrëveshje mes Mustafës, Thaçit dhe Amerikës për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Ndërsa sot, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë planin e masave të marra nga qeveria Kurti për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci rrëzohet qeveria e albin kurtit albin kurti hashim thaci rrëzohet qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll