Bota

Kryeministri i Britanisë Johnson merr lajmin e mirë pas infektimit me koronavirus, së shpejti do të bëhet baba. Premton mar

1 Prill 2020, 18:11 Nga DOSJA
Kryeministri i Britanisë Johnson merr lajmin e mirë pas infektimit me

BRITANI– Edhe pse në Britani situata është mjaft kritike për shkak të koronavirusit, ku i infektuar është dhe kryeministri britanik, Boris Johnson, në errësirë ka gjithmonë dritë. Johnson ka marrë lajmin e mirë se do të bëhet baba. 

Lajmin e kanë konfirmuar vetë Johnson së bashku me partneren e tij, Carrie Symonds, duke njoftuar gjithashtu se do të martohen brenda vitit. 

Kreu i qeverisë, Johnson ka qenë i martuar dy herë të tjera më parë. Në 2018 u nda nga bashkëshortja e tij e dytë, Marina Wheeler, me të cilën ka edhe katër fëmijë. Ai ka edhe një tjetër fëmijë nga një aferë jashtëmartesore me një piktore.

Ndërsa me partneren aktuale ka 24 vite diferencë. Jeta e tij personale ka qënë gjithmonë në fokus të mediave, megjithatë Boris ka refuzuar gjithmonë të përgjigjej, duke mos e treguar kurrë numrin e trashëgimtarëve.

Burimi: BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnson carrie symonds boris johnson carrie symonds

Sondazh

Poll