Bota

Një tjetër aplikacion i ri do ndihmojë në luftën kundër Covid-19, ‘Stop Corona’ identifikon të gjithë personat e inf

1 Prill 2020, 16:45 Nga DOSJA
Një tjetër aplikacion i ri do ndihmojë në luftën

AUSTRALI– Koronavirusi ka prekur mbi 200 vende në botë dhe mijëra njerëz janë izoluar në shtëpitë e tyre për t’u mbrojtur nga virusi vdekjeprurës.

Ndërkohë sëfundmi është zbuluar një aplikacion i ri që i cili quhet “Stop Corona” përmes të  cilit indentifikohen të gjithë të inefktuarit me COVID-19. Ky aplikacion pritet që të preazantohet së shpejti në Australi, shkruajë mediat e huaja.

Përhapja masive e këtij virusi mendohet se do të zbehet, pasi të gjithë qytetarët do të mund të identifikojnë çdo person me COVID-19 me të cilin kanë pasur kontakt.

“Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë tek ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID-19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu ajo do t’i ndihmonte autoritetet që të identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit.”-ka deklaruar Organizata e Kryqit të Kuq në Austri.

Me këtë aplikacion do të jetë shumë e lehtë që të frenohet përhapja e koronavirusit, sepse zbulimi i vatrave të virusit dhe t’u mundësojnë autoriteteve publike dhe shëndetësore të marrin njohuri për simptomat në një vend të caktuar por edhe në të gjithë botën.

Kujtojmë që PrivateKit është një tjetër aplikacion që ndihmon  në zbulimin e personave me koronavirus.

Nga ana tjetër aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk mbron anonimitetin e qytetarëve, sepse aty rregjistrohen të dhënat personale të çdo individi.

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: stopcorona.app

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota australi koronavirusi ne bote stop corona australi koronavirusi ne bote stop corona

Sondazh

Poll