Bota

Koronavirusi në SHBA/ Zv.presidenti Pence jep lajmin e keq: Amerika drejt përmasave tragjike të Italisë

1 Prill 2020, 17:51 Nga DOSJA
Koronavirusi në SHBA/ Zv.presidenti Pence jep lajmin e keq: Amerika drejt

SHBA-Zëvendës-presidenti amerikan, Mike Pence, bazuar në situatën që ndodhet vendi për shkak të pandemisë është shprehur se SHBA mund të ndjekë skenarin e Italisë për sa i përket të infektuarëve dhe viktimave me Covid-19.

“Ne mendojmë se Italia mund të jetë zona më e krahasueshme me Shtetet e Bashkuara, për sa i përket pandemisë së koronavirusit,” -tha Pence.

Ndërkohë ekspertët e shëndetit publik kishin paralajmëruar për javë të tëra që SHBA do të kthehej në epiqendrën botërore të covid-19 nëse nuk merrte masa drastike për të frenuar përhapjen e virusit. 

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: axios

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne shba mike pence koronavirusi ne shba mike pence

Sondazh

Poll