Bota

Turkmenistani merr masat ekstreme. Ndalon përdorimin e fjalës COVID-19, dhe arreston të gjithë personat që vendosin maskë

1 Prill 2020, 19:41 Nga DOSJA
Turkmenistani merr masat ekstreme. Ndalon përdorimin e fjalës

AZI– Qeveria autoritare e Turkmenistanit ka ndaluar rrepësisht përdorimin e fjalës koronavirus. Po ashtu shteti i cili ka në kontroll edhe median ka ndaluar që gjatë raportimit të përmendet  fjala e sëmundjes vdekjeprurëse, ndërkohë policia do të arrestojë të gjithë ata njerëz që e përdorin këtë fjalë, ose vendosin maska.

Kjo është bërë e ditur në një shkrim të botuar nga mediat e huaja, ku thuhet se përdorimi i fjalës ‘’koronavirus” është hequr nga Ministria e Shëndetësisë të Shtetit.

Ndërkohë një drejtuesja e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, Jeanne Cavelier, ka kundërshtuar këtë miratim duke thenë se kjo i humb mundësinë njerëzve që të jenë të informuar me situatën kritike që është bota. Ajo ka shtuar se kjo është në kundërshtim të plotë me shkeljen e të drejtave të njeriut.

“Autoritetet turkmene kanë miratuar këtë metodë ekstreme për zhdukjen e të gjitha informacioneve në lidhje me koronavirusin. Ky mohim i informacionit jo vetëm që rrezikon qytetarët turkmenë, por gjithashtu forcon autoritarizmin e imponuar nga Presidenti Gurbanguly Berdymukhamedov. Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të reagojë dhe ta çojë atë në përgjegjësi për shkeljet e tij sistematike të të drejtave të njeriut.” -tha Jeanne Cavelier, drejtuesja e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore të RSF, në një deklaratë.

Turkmenistani është një komb i mbyllur me rreth 5.8 milion njerëz në kufi me Iranin. Udhëheqësi i vendit është Presidenti Berdymukhamedov. Gjithashtu  Qeveria e Turkmenistanit ka promovuar librat e Presidentit Berdymukhamedov në lidhje me fuqitë medicinale të çajit dhe të temjanit.

Më 13 mars, qeveria u tha njerëzve që të përdorin tymin nga djegia e bimëve për të “parandaluar sëmundje të ndryshme infektive”, duke përmendur librat e presidentit. Vendi ka mbyllur shumë dyqane, shkolla dhe kufij në mënyrë për të parandaluar sëmundjen e koronavirusit. Turkmenistani nuk ka raportuar asnjë rast të koronavirusit në Organizatën Botërore të Shëndetit, sipas të dhënave të OBSH ditën e djeshme.

Burimi: nydailynews

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote turkmenistani koronavirusi ne bote turkmenistani

Sondazh

Poll