Bota

Edhe 13 raste të reja, shkon në 125 numri i të infektuarve në Kosovë. Shërohen 4 pacientë

1 Prill 2020, 20:27 Nga DOSJA
Edhe 13 raste të reja, shkon në 125 numri i të infektuarve

KOSOVË- Në Kosovë janë konfirmuar edhe 13 raste të reja të infektuar me koronavirus gjatë 24-orëve të fundit, ndërsa 4 persona të tjerë fatmirësisht janë shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ku ka konfirmaur se numri total i të infektuarëve ka shkuar në 125, ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar nw 10.

“Sot më 01.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 113 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, trembëdhjetë (13) prej tyre kanë rezultuar pozitive. Sot me 01.04.2020 konfirmohen të shëruar edhe katër (4) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë (10)”, shkruhet në njoftimin e IKSHPK. Rastet pozitive janë raste kontakti, 11 prej të cilëve me vendbanim në Topanicë, 1 me vendbanim në Prishtinë dhe 1 me vendbanim në Gjakovë.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll