Bota

SHBA-ja kundër vendimimit të Kurtit për pezullimin e taksës dhe vendosjes së reciprocitetit me Serbinë

1 Prill 2020, 16:26 Nga DOSJA
SHBA-ja kundër vendimimit të Kurtit për pezullimin e taksës

KOSOVË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një reagim zyrtar ka thënë se kundërshtojnë veprimin e fundit të qeverisë në detyrë të drejtuar nga Albin Kurti për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë. Në një reagim ne Facebook, ambasada shkruan se kërkon që Kosova duhet ta heqë taksën pa vendosur barriera të reja, pasi sipas tyre politika të tilla lëndojnë popullin e Kosovës.

Më tej shtohet se masa e reciprocitetit krijon më shumë probleme, në një kohë kur po provohet që të krijohen kushte për dialog të suksesshëm pas arritjes së tri marrëveshjeve për linjën ajrore, hekurudhore dhe autostradën.

Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagim.

Sot ka hyrë në fuqi heqja e taksës 100% për mallrat serbe dhe në doganë sot kanë ardhur kamionët e parë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti ambasada e shba ne kosove heqja e takses philip kosnett taksa 100% ndaj serbise albin kurti ambasada e shba ne kosove heqja e takses philip kosnett taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll