Politike

“Nuk kam kohë për politikë”, Basha ja lë ‘seen’ Ramës: Le të merret me popullin

1 Prill 2020, 13:30 Nga DOSJA
“Nuk kam kohë për politikë”, Basha ja lë

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se nuk ka kohë të merret politikisht me kryeministrin Edi Rama. Në një konferencë online me gazetarët, Basha u pyet për koment në lidhje me faktin që kryeministri Edi Rama e cilësoi ‘gomarllëk’ denoncimin e PD-së për maskat e skaduara. Basha shtoi se nuk ka asnjë përgjgje për kryeministrin dhe se do të ishte më mirë që ky i fundit të merrej me qytetarët dhe me hallet e tyre.

Unë nuk kam ndërmend të merrem me politikë tani. Ai meqë ka kohë që të merret me opozitën, të gjithë këtë pasion ta harxhojë për të hartuar një plan që iu vjen në ndihmë shqiptarëve. Të mos merret me opozitën, por të shikojë hallet e popullit,“- tha Basha ndër të tjera.

Në një intervistë për Euronews, Rama  e cilësoi gomarllëk denoncimin e Opozitës në lidhje me maskat dhe u shpreh se këta të fundit do të ishte më mirë që të konsultoheshin fillimisht me të dhe më pas të publikonin gjëra.

(f.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2020, 12:00

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka dhënë 4 propozime sesi mund të ndihmohen qytetarët dhe ekonomia, pas situatës së krijuar në vend COV...