Bota

Zbulon nëse ke takuar një person të infektuar/ Aplikacioni i ri për koronavirusin, mënyra si do të funksionojë

Aplikacioni quhet Private Kit: Paths Safe, dhe është një aplikacion falas dhe me burim të hapur që u zhvillua nga inxhinierë softuerësh në kompani të tilla si Facebook dhe Uber, të cilët kanë punuar në të në kohën e lirë.
Featured image of article: Zbulon nëse ke takuar një person të infektuar/ Aplikacioni i ri për koronavirusin, mënyra si do të funksionojë

TIRANË– Një aplikacion që gjurmon ku keni qenë dhe në cilat  rrugë keni ecur, e më pas i ndan këto të dhëna personale me përdoruesit e tjerë në një mënyrë miqësore për jetën private  mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së Covid-19, thotë Ramesh Raskar në MIT Media Lab, i cili udhëheq ekipin pas tij.

Aplikacioni quhet Private Kit: Paths Safe, dhe është një aplikacion falas dhe me burim të hapur që u zhvillua nga inxhinierë softuerësh në kompani të tilla si Facebook dhe Uber, të cilët kanë punuar në të në kohën e lirë.

Akoma po punohet për përgatitjen dhe përmirësimin e tij. Të dhënat e përdoruesve nuk ruhen, me përjashtim të rasteve kur ata e zgjedhin vetë diçka të tillë për t’ua dhënë studiuesve që po merren me këtë gjë. Ky aplikacion ka nevojë për ndihmën e organizatave masive shëndetësore që të adoptohet gjërësisht nga popullsia nën mbarë botën.

Gjthashtu jo çdo kush mund ta përdorë, e sidomos ata nejrëz në qendrat urbane që kanë telefona apo internet. Mbetet për t’u parë nëse ky aplikacion do të funksionojë dhe do të japë një rezultat të mirë për botën në këtë kohë të vështirë.

Si funksionon: Aplikacioni lejon përdoruesit të shohin nëse ata mund të kenë ardhur nga një vend i prekur nga COVID -19, nëse kanë pasur kontakt me dikë që mbart koronavirus. Një person që përdor aplikacionin i cili teston pozitiv, gjithashtu mund të zgjedhë të ndajë të dhënat e vendndodhjes me zyrtarët shëndetësorë, të cilët më pas mund t’i bëjnë publike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 4032. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: technologyreview.com 

A.C/Dosja.al

Shto Koment