Bota

Viktima e parë në kabinet/ Humb jetën nga koronavirusi zyrtari serb, Branisllav Bllazhiq

1 Prill 2020, 15:24 Nga DOSJA
Viktima e parë në kabinet/ Humb jetën nga koronavirusi zyrtari

SERBI– Koronavirusi ka shënuar viktimën  parë në qeverinë e Serbisë, ku sekretari shtetëror i Ministrisë së Ambientit, Branisllav Bllazhiq ka ndërruar jetë.

Bllazhiq, gjithashtu bashkëthemeluesi i Partisë Progresive, është zyrtari i parë serb që ka vdekur nga pandemia që ka pushtuar botën.

Ai ka shërbyer si ministër i Ambientit në fund të viteve 1990 dhe i është kthyer sërish politikës në vitet e fundit, si sekretar shtetëror. Deri më tani në Serbi janë regjistruar 1,060 të infektuar me koronavirus dhe kanë humbur jetën 30 persona.

Ndërsa në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19.  Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar  9053 viktima.

Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi: aljazeera.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota branisllav bllazhiq. koronavirusi ne serbi branisllav bllazhiq. koronavirusi ne serbi

Sondazh

Poll