Bota

Kina nis testimin e vaksinës së parë tek 108 njerëz, zyrtarët e shëndetësisë kineze: Kur të jetë gati do ndalojmë pan

1 Prill 2020, 14:19 Nga DOSJA
Kina nis testimin e vaksinës së parë tek 108 njerëz,

KINË– Kina është vendi më i përfolur sot në botë, pasi atje shpërtheu koronavirusi në fund të dhjetorit, e sot është përhapur në mbarë botën, ku fatkeqësisht u ka marrë jetën më shumë 42 mijë njerëzve.

Ndërkohë pas shumë studimeve të ekspertëve të shëndetësisë,  në Wuhan shkencëtarët pasi kanë testuar vaksinën tek njerëzit, kanë besim se tashmë  janë në rrugën e duhur për ilaçin kundër këtij virusi vdekjeprurës.

Ky është një lajm që përçon shumë shpresë tek njerëzit, ndërsa sipas mediave të huaja mësohet se studiuesit kanë nisur të martën provat klinike të vaksinës së parë të prodhuar kundër COVID -19  në këtë vend, deri më tani është provuar tek 108 persona.

Ndërsa duhet një muaj për të vërtetuar nëse kjo vaksinë do të jap efekt pozitiv apo jo, ekspertët e shëndetit në Kinë kanë ndjekur një mënyrë të veçantë të studimit.

Sipas tyre të gjithë personave që u është bërë testi dhe janë pjesë e këtij studimi u kërkohet të qëndrojnë për një kohë të caktuar në izolim, ku nga atje do të raportojnë tek ekspertët çdo detaj dhe simptomë që  shfaqin gjatë asaj kohe.

 “Nëse funksionon, do t’i japim fund pandemisë. Nëse rezultatet fillestare tregojnë se vaksina është e sigurt dhe pandemia vazhdon të përhapet, përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, ne do ta testojmë jashtë vendit përpara vjeshtës. Shteteve europiane u duhet të presin nëse ky rezultat është efektiv për Kinën, dhe më pas ajo do të testohet në Itali dhe në Spanjë.”-  u shpreh Chen Wei,  studiuesi që po udhëheq studimin  për vaksinën për vaksinën kundër COVID-19.

Nëse rezultati do të jetë pozitiv në këtë studim që po kryhet, vaksina për koronavirusin mund të testohet edhe jashtë vendit, thonë zyrtarët e shëndetësisë në Kinë.

Burimi: TheEconomictimes

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit koronavirusi në kinë vaksina kunder koronavirusit

Sondazh

Poll