Bota

U shërua nga plotësisht nga koronavirusi/ Flet për herë të parë princi Charles: Vazhdoj të jem i izoluar, ishte përvojë

1 Prill 2020, 15:41 Nga DOSJA
U shërua nga plotësisht nga koronavirusi/ Flet për herë

MBRETËRI E BASHKUAR- Para disa ditësh Princ Charles, u identifikuar si i infektuar me koronavirusi, por pas një trajtimi intensiv ka mundur që të shërohet plotësisht nga pandemia.

Ditën e sotme, 71- vjeçari ka folur nëpërmjet një video, ku edhe ka informuar qytetarët britanikë se është në gjendje të mirë, duke mos harruar që të falenderojë të gjithë stafin mjekësore. 

“Pasi kalova koronavirusin, fatmirësisht me simptoma të lehta, e gjej veten në anën tjetër të sëmundjes, por ende po ruaj distacën e sigurisë. Kjo është një përvojë e çuditshme, frustruese dhe shpesh shqetësuese pasi je larg familjes dhe miqve të tu. Struktura normale e jetës të është hequr papritmas. Në një kohë kur po përjetojmë kaq shumë ankth, unë dhe bashkëshortja ime po mendojmë veçanërisht për të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre në rrethana kaq të vështira dhe anormale si edhe për ata që duhet të durojnë sëmundjen, izolimin dhe vetminë.”-ka thënë Princi.

Në rang global kanë humbur jetën mbi 44 mijë persona pasi u infektuan me COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 12,428. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar  9053 viktima. Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë.Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe 15 viktima.

Burimi:DailyMail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani princi charles koronavirusi ne britani princi charles

Sondazh

Poll