Bota

SHBA/ Trump në ndihmë të kryeministrit të Izraelit: Koha të njohim sovranitetin izraelit

22 Mars 2019, 12:13 Nga DOSJA
SHBA/ Trump në ndihmë të kryeministrit të Izraelit: Koha

SHBA- Marrja në konsideratë e zonës së  marrë nga Izraeli në luftën e vitit 1967 në Lindjen e Mesme dhe aneksuar në vitin 1981, në një masë jo të njohur ndërkombëtarisht, do të shënonte një ndryshim të madh në ditët e politikës amerikane para se Netanjahu të mbërrijë në Uashington për t’u takuar me Trump.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka kërkuar me ngut që SHBA-të të njohin pretendimin e vendit për sovranitetin mbi lartësitë e Golanit, duke e shprehur këtë edhe në takimin e parë me Trump në Shtëpinë e Bardhë në 2017.

“Pas 52 vjetësh është koha që Shtetet e Bashkuara të njohin plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, që është me rëndësi kritike për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal!”- ka shkruar Trump në Twitter.

Kështu, Trump ofroi ndihmën e tij për Netanjahun, i cili po përballet me një garë të ashpër, e po lufton kundër korrupsionit, që ai i mohon.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota donald trump shba per israelin sovraniteti i izraelit donald trump shba per israelin sovraniteti i izraelit

Sondazh

Poll