Bota

Turqi/ Presidenti Erdogan: Luftë ndaj islamofobisë. Po përballemi me urrejtje ndaj muslimanëve

22 Mars 2019, 11:44 Nga DOSJA
Turqi/ Presidenti Erdogan: Luftë ndaj islamofobisë. Po përballemi

TURQI- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë gjatë një takimi të ministrave nga Organizata për Bashkëpunimin Islamik në Stamboll, kërkoi nga Perëndimi që të luftohet ndjenja antimuslimane, pas sulmit që ndodhi në Zelandën e Re, ku mbetën të vrarë 50 vetë, gjatë lutjeve në xhami.

“Ashtu siç njerëzia luftoi kundër antisemitizmit pas fatkeqësisë së holokaustit, po me të njëjtën vendosmëri duhet të luftojë edhe kundër islamofobisë në rritje.Në këto kohë po përballemi me një valë të gjerë islamofobie dhe urrejtjeje ndaj muslimanëve,”-  u shpreh Erdogan.

Ai tha se grupet neonaziste nga ekstremi i djathtë duhet të trajtohen po njësoj si terroristët, ashtu si xhihadistët e Shtetit Islamik.

Pas maskarës në Zelandën e Re, presidenti turk gjatë fushtatave që po organizon për zgjedhjet lokale ka irrituar shumë Zelandën e Re, pasi e ka trasmtuar disa herë videon nga sulmi në xhamitë në Christchurch.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu i lavdëroi autoritetet neozelandeze për reagimin e tyre dhe i falënderoi për “mesazhet e sinqerta të solidaritetit”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra ne christchuch recep tayyip erdoğan turqia per zelanden e re masakra ne christchuch recep tayyip erdoğan turqia per zelanden e re

Sondazh

Poll