Aktualitet

Rama: “Më kanë arrestuar në Itali”, a e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit?

1 Prill 2020, 14:20 Nga DOSJA
Rama: “Më kanë arrestuar në Itali”, a e ka deklaruar

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për gazetatën sportive në Itali “Gazzetta dello Sport”, ku ka folur për idenë e tij për të ndihmuar Italinë me 30 mjek në këtë kohë lufte me COVID-19.

Gjatë intervistës, Rama ka treguar dhe një episod nga e shkuara e tij e hershme ku ai kishte qenë në Itali dhe e kishin arrestuar. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh në këtë intervistë se ai është arrestuar në Bolonja, pasi ishte revoluar me një polic, që po ngacmonte një grua shtatzënë.

Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti. Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim”, është ky rrëfimi i Ramës për këtë ngjarje të pa dëgjuar më parë.

Por Kryeministri sot ka pranuar se ai ka shkelur një ligj e dekriminalizimit. Në vitin 2017, Rama kandidat për deputet në Vlorë, ka qenë i detyruar që të plotësonte një formular, ku ishte i detyryar që të deklaronte nëse është dënuar, arrestuar, ndaluar apo dëbuar nga një vend i huaj.

Pyetja që i është bërë kreut të qeverisë ka qenë: A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese, për kryerjen e ndonjë vepre penale? Kësa pyetje Edi Ram a i është përgjigjur “Jo”, duke nënshkruar këtë deklaratë të tij.

Por Rama ka bërë shkelje në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit duke mospranuar se ka qenë i arrestuar në Itali. Por Kryeministri arrestimin e tij duhet ta deklaronte që pas hyrjes në fuqi të ligjit, në dhjetor 2015, pasi sipas ligjit të gjithë të zgjedhurit duhet të bënin këto deklarime dhe kush kishte shkelje të ligjit humbiste mandatin.

Ndaj për këtë Komisioni Qendor i Zgjedhjeve dhe Prokuroria duhet të nisin një hetim dhe të sqarojnë publikun: A ka gënjyer Rama gjatë plotësimit të formularit të vetëdeklarimi? Po ashtu vetë Kryeministri duhet të sqarojë deklaratën e tij dhe të tregojë të vërtetën, është arrestuar apo ka gënjyër sot gazetarin, për të rritur artificialisht aktin humanitar për dërgimin e mjekëve në Itali.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i rames ne itali edi rama formulari i vetedeklarimit arrestimi i rames ne itali edi rama formulari i vetedeklarimit

Sondazh

Poll