Aktualitet

Kryegjyshata e Bektashinjve dhuron 1 mijë maska dhe dezifektantë për efektivët, Baba Mondi: Jeni në vijë të parë të luf

1 Prill 2020, 13:20 Nga DOSJA
Kryegjyshata e Bektashinjve dhuron 1 mijë maska dhe dezifektantë

TIRANË– Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë. Ka qenë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjëve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, i cili është shprehur se kjo ndihmë do të shërbejë për efektivët e policisë në këto ditë të vështira që vendi po kalon për shkka të Covid-19, janë në vijë të parë të luftës.

“Roli i policisë shumë i rëndësishëm në përballimin e kësaj situate të vështirë. Pas mjekëve, policia në vijën e parë të frontit në përballimin e situatës. Jemi në ndihmë të të gjithë atyre që po e luftojnë virusin. Ju luftoni por nuk e dini kush e ka virusin,“- tha Baba Mondi, ndër të tjera.

I pranishëm në këtë dorëzim ndihmash ishte edhe kryepolici i Tiranës, Rebani Jaupi, i cili shprehur falenderimet e tij kundrejt Kryegjyshatës. “Ndihme e rëndësishme për policinë e cila është në shërbim të qytetarëve. Kemi parë se qytetarët po respektojnë masat e vendosura nga qeveria,”- tha Jaupaj.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet haxhi dede baba edmond brahimaj kryegjyshata dhuron maska dhe dezinfektante per efektivet rebani jaupi haxhi dede baba edmond brahimaj kryegjyshata dhuron maska dhe dezinfektante per efektivet rebani jaupi

Sondazh

Poll