Kina ndihmë për Shqipërinë, sjell teste për COVID-19, ISHP: Falenderime dhe mirënjohje pa fund
1 Prill 2020, 13:28Nga DOSJA
TIRANË- Kina ndihmë për Shqipërinë me teste për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik, megjithatë nuk e ka bërë të ditur numrin e ndihmave që kanë mbërritur nga vendi prej ku edhe nisi pandemia globale.
“Instituti i Shëndetit Publik falënderon ambasadën kineze në Tiranë për mbështetjen që i bëri sot duke dhuruar teste për COVID-19. Kjo nuk është vetëm një ndihmë në këto momente të vështira, por edhe një gjest bujarie i një vendi të madh dhe me zemër akoma edhe më të madhe. Falenderime dhe mirënjohje pa fund qeverisë kineze për kujdesin e treguar ndaj popullit shqiptar!” shkruan ISHP në një postim në Facebook.
Disa ditë më parë në një deklaratë për shtyp, zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se autoritetet shqiptare kishin kërkuar ndihmë nga Ambasada Kineze.
Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Agjencia e Prokurimi Publik ka marrë sot një vendim për të anuluar të gjitha tenderat me vlerë të vogël, që nuk lidhen me situatën e pandemisë. Sip...
TIRANË– Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve i ka dhuruar Policisë së Tiranës 1 mijë maska mbrojtëse dhe 1 mijë litra me dezinfektantë. Ka qenë Kryegjyshi ...
“Më qëndro larg!”, kjo është kërkesa e një të riu i cili siç duket pasi ka parë e dëgjuar mjaftueshëm për distancimin social, ka kërkuar të njëjtën gjë n...
Dibër- Reshjet dëborës në qarkun e Dibrës ka krijuar probleme të shumta, pasi janë bllokuar rrugët rurale dhe në disa fshatra nuk ka energji. Gazetari Enver Do&...
Tiranë-5 mjekë dhe infermierë që u prekën nga COVID-19, rezultojnë të shëruar pas testimit të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ministrj...
TIRANË- Megjithëse kryeministri Edi Rama e cilësoi një skandal skenarin që pala greke të gjobisë me 1200 euro të gjithë shqiptarët që kanë shkelur afatin 9...
Vlorë– Policia e Vlorës ka arrestuar Inton Veshajn, 49 vjeç, i cili është dënuar nga Gjykata me 4 vite e 4 muaj burg për prodhim dhe shitje droge. 49-vje...
TIRANË– Ditën e djeshme akademiku dhe profesori shqiptar, Arben Merkoçi me veprimtari profesionale në Spanjë ka folur në një intervistë për “Ora New...
Spanjë- Profesori shqiptar në Spanjë, Albert Pelari në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24”, foli për gjendjen në shtetin spanjoll, pas përhapjes së epidem...