Aktualitet

Iu mpiks gjaku dhe vdiq në gjumë, çfarë është ebmolia pulmonare që i mori jetën Luçjanos në Itali

1 Prill 2020, 12:38 Nga DOSJA
Iu mpiks gjaku dhe vdiq në gjumë, çfarë është

ITALI–  Luçjan Elezi, 28 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në shtëpinë e tij në Itali. Bazuar në raportimet e medieve italiane, Elezi ka ndërruar jetë nëgjumë. Teksa flinte në banesën e tij, ku edhte u gjet i pajetë, Elezi pësoi emboli pulmonare, iu bllokua zemra dhe ndërroi jetë.

Por çfarë është embolia pulmonare?

Embolia pulmonare shkaktohet kur gjaku i mpiksur ose ndonjë material tjetër bllokon një arterie pulmonare. Embolia pulmonare nuk është një sëmundje por është komplikacion i trombozës së thellë venoze. Kjo patologji shpesh shkaktohet nga shkëputja e një trombi, apo një fragmenti të tij i cili ndalon në bifurkimin ose në një nga degët kryesore pulmonare. Vendet e formimit të trombeve janë: pulpat e këmbëve, venat e pelvisit, venat e uterusit (pas lindjes).

Luçjan Elezi ndërroi jetë në shtëpinë e tij. Ai kishte qenë i infektuar me Covid-19, ishte trajtuar dhe testi i parë që kishte bërë kishte rezultuar negativ. 28-vjeçari ishte në pritje të përgjigjes së testit të dytë, por fatkeqësisht nuk u zgjua më. Pas lajmit të hidhur, miqtë e Elezit kanë përlotur rrjetet sociale me dedikime prekëse për të riun.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lucjan elezi rexhina debrova vdes lucjan elezi lucjan elezi rexhina debrova vdes lucjan elezi

Sondazh

Poll