Aktualitet

Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë: 5 mjekë dhe infermierë janë shëruar

1 Prill 2020, 12:23 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu jep lajmin e mirë: 5 mjekë dhe infermierë

Tiranë-5 mjekë dhe infermierë që u prekën  nga COVID-19,  rezultojnë të shëruar pas testimit  të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu me një postim në Facebook ka ndarë lajmin e mirë, duke theksuar se janë 13 mjekë dhe infermirë të shëruar deri më tani në Tiranë dhe Durrës.

 

COVID-19 Lajm i mirë?? Edhe 5️⃣ mjekë dhe infermierë të shëruar?? Shkon në 1️⃣3️⃣ numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe DurrësDeri tani janë 6️⃣7️⃣ pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me ?#COVID-19? #FORCA”,  ” , shprehet ministrja.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll