Aktualitet

Shqiptarët të mbyllur brenda pa afat! Shtyhet hapja e shkollave e lokaleve, s’lejohen as operacionet shëndetësore (URDHRAT

1 Prill 2020, 14:14 Nga DOSJA
Shqiptarët të mbyllur brenda pa afat! Shtyhet hapja e shkollave e

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shtyrë pa afat të gjitha masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusin në Shqipëri. Ditën e sotme ajo ka firmosur disa vendime për të mbajtur mbyllur pa një afat të caktuar të gjitha institucionet arsimore, lokalet e restorantet dhe të gjitha aktivitetet e tjera publike. 

Mbylljes pa afat nuk i kanë shpëtuar as pezullimi i të gjithë ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara në spitalet publike dhe private dhe të gjitha klinikat dentare. Urdhri i sotëm i lëshuar nga Manastirliu hedh poshtë atë të firmosur nga vetë ajo disa javë më parë, ku urdhërohej mbyllja e të gjitha institucioneve dhe aktiviteteve të lartpërmendura deri më 3 prill. 

Fillimisht masat drastike u morën që në shfaqjen e dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, dhe mbyllja e tyre u vendos deri më 23 mars, por me shtimin e rasteve u vendos që afati të shtyhej deri më 3 prill. Por mesa duket kurba e të infektuarve që po rritet dita-ditës ka bërë që ministrja të rishikojë edhe njëherë afatin e vendosur. 

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat nga zyra e tij në Kryeministri tha se nëse gjendja vijon me këto ritme, masat mund të lirohen pas 10 ditëve.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise ogerta manastirliu plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll