Politike

Duka ‘assist’ për ndihmë, Rama ia pret shkurt: S’ka para për futbollin, me paga të rremë si kompani fasonesh…(Presi

1 Prill 2020, 12:29 Nga DOSJA
Duka ‘assist’ për ndihmë, Rama ia pret shkurt: S’ka

TIRANE– Edi Rama dhe qeveria shqiptare nuk do të ndihmojë futbollin shqiptar dhe klubet për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Është ky njoftimi i fundit që vjen nga vetë kryeministri i Shqipërisë në një intervistë për “Euronews Albania”. Rama tha se klubet e sportit duhet të rregullojnë deklarimet e pagave, e më pas të ankohen.

“Më vjen keq, por së pari paketa nuk do rishikohet, por do të zgjerohet. Është një paketë që bazën ka ata më në nevojë dhe do zgjerohet. Klubet e futbollit nuk kanë se çfarë i kërkojnë qeverisë dhe arkës së shtetit. Klubet e futbollit deklarojnë paga të rreme sikur janë kompani fasone. Klubet e futbollit le të shikojnë se çfarë bëjnë klubet e futbollit në vende të tjera dhe ti adaptohen kësaj lufte. Me gjithë respektin që kam për ta, por mendoj që nuk është koha për të ndihmuar klubet. Duke qenë se kanë deklaruar paga të rreme le të mos ankohen se nuk ka pikë lezeti.” përfundoi kryeministri.

Nga ky refuzim i Edi Ramës, presidenti i Federatës, Armand Duka ka reaguar menjëherë. Në një lidhje në Report Tv, numri një i futbollit shqiptar u shpreh “Kryeministri të kontrollojë klubet dhe të mos lejojë deklarim të rremë pagash”.

(e.ç;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike armando duka edi rama koronavirusi ne sport armando duka edi rama koronavirusi ne sport

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2020, 12:00

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka dhënë 4 propozime sesi mund të ndihmohen qytetarët dhe ekonomia, pas situatës së krijuar në vend COV...

Politike 1 Prill 2020, 10:49

Tiranë- Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për tenderin  e ushiqmit me vle...