Politike

Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca falënderon qeverinë shqiptare: Tjetër shembull i solidaritetit

1 Prill 2020, 06:58 Nga DOSJA
Riatdhesimi i 70 qytetarëve europianë/ Soreca falënderon

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë,  Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e 70 qytetarëve europianë që ishin të bllokuar në Shqipëri, pas situatës së krijuar nga COVID-19.

“Faleminderit qeverisë shqiptare për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e më shumë se 70 shtetasve të vendeve anëtar të BE-së të bllokuar në Shqipëri nga shpërthimi i koronavirusi. Një tjetër shembull i prekshëm i solidaritetit konkret në kohë nevoje”, shprehet Soreca në një postim në Twitter.

Thank you ? Albanian??government for concrete support in the repatriation of more than 70 #EU??Member States citizens still stranded in Albania since the outbreak in the country of #COVID19. Another tangible example of the concrete solidarity that??is providing in time of need. pic.twitter.com/miEyhPhPmd

— Luigi Soreca?? (@LSorecaEU) April 1, 2020

Qeveria shqiptare prej disa ditësh ka nisur procesin e ritadhesimit të qytetarëve shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vendet e Europës. Po kështu, edhe personat e huaj që ndodhen në Shqipëri po transferohen drejt vendeve të tyre. Rama u shpreh pak ditë më parë se në Shqipëri do të kthehen shqiptarët që kanë ngelën jashtë, pas mbylljes së kufjeve dhe studentët në pikë të hallit. Transferimi i tyre po bëhet me avionin “Lasgushi”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike luigi soreca riatdhesimi i shqiptareve luigi soreca riatdhesimi i shqiptareve

Sondazh

Poll