Infektimi i doktor Dhimitër Krajës, Basha: Lutem për shëndetin e tij, s’e ndali asgjë të vinte në krye të detyrës
1 Prill 2020, 09:10Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka përcjellë urimet për shërim të shpejtë kundrejt doktor Dhimitër Krajës, i cili u infektua nga koronavirusi. Në një status në rrjetet scoiale, Basha shkruan se lutet për shëndetin e Krajës, të cilin nuk e ndaloi asgjë që të kthehej në kry të detyrës, edhe pse kishte dalë në pension.
“Asgjë nuk e ndali doktor Dhimitër Krajën të rikthehet pas 48 vitesh në repartin e infektivit për të ndihmuar dhe shpëtuar jetët e pacientëve. Guximi, humanizmi, profesionalizmi dhe solidariteti njerëzor rrëzuan çdo pengesë, dhe e rikthyen atë në krah të kolegëve të tij, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të bashkëqytetarëve nga virusi i rrezikshëm që e preku dhe atë vetë. I uroj nga zemra doktor Dhimitrit shërim të shpejtë! Urime dhe lutje për shëndetin e tij burojnë nga zemra e çdo shqiptari. Sot si kurrë më parë nderojmë dhe vlerësojmë sakrificat e mjekëve dhe infermierëve tanë që përballen çdo orë me rrezikun dhe sfidat e vështira të shpëtimit të jetëve nga pandemia e COVID-19,”- shkruan Basha.
Kraja është një nga pensionistët që iu përgjigj thirrjes së qeverisë për tu kthyer sërish në detyrë për të luftuar me Covid-19. Një ditë më parë u bë publik lajmi i keq se Kraja ishte infektuar. Doktori është edhe babai i DJ Viskyt, Vik Krajës.
Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar raportin e “Standart and Poors”, ku theksohet se ekonomia shqiptare mund të jetë ndër 15...
Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka falënderuar qeverinë shqiptare për riatdhesimin e 70 qytetarëve europianë që ishin të b...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të mos e komentojë siutatën politike në Kosovë, duke u shprehur se nuk dëshironte që të harxhonte kohë për të ...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka këmbëngulur se provimet e Maturës Shtetërore dhe do të jepen në qeshor. E ftuar në emisionin “Opinion”,...
KOSOVË– Padia e kryeministrit Edi Rama në adresë të ish-homologut të tij, Ramush Haradinaj ka mbërritur në gjykatën e Prishtinës. Ky i fundit, i ftua...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur sot për masat e qeverisë duke thënë se qeveria duhet të ndyshojë qasjen me krizën e COVID-19. I...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, i ftuar në emisionin “Provokacija” ka folur lidhur me dërgimin e 30 mjekëve në Itali. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se fill...
TIRANË- Zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht dhe Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar në lidhje me lajmin se një prej mjekëve që u...
TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ditën e sotme është shprehur se është në mbështjetje të Italisë, për të përballuar ‘luftën’ që tashmë ka përfsh...