Politike

‘Ishte e veçantë’/ Rama rrëfen çfarë ndodhi në Këshillin e Sigurisë: Ia kam thënë Bashës…fokusi tek ata që jan

1 Prill 2020, 11:38 Nga DOSJA
‘Ishte e veçantë’/ Rama rrëfen çfarë

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer versionin e tij lidhur me diskutimet e zhvilluara disa ditë më parë në mbledhjen e zhvilluar online në Këshillin e Sigurisë. Në një lidhje direkte me EuroNews Albania, Rama nuk preferoi të komentonte akuzën për “hipokrizi”, por tha se e gjithë mbledhja ishte e veçantë dhe me tone shumë të dakordësuara.

Nuk dua të komentoj akuzën por hipokrizinë. Kemi pasur një rast apo raste të tjera dhe në një mbledhje përmes kompjuterit, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Aty ka qenë edhe Kreu i Partisë Demokratike. Ka qenë një mbledhje shumë e veçantë për nga aftësia për të dëgjuar njëri-tjetrin. Sikur gjithçka të kishte tonin e asaj mbledhjeje, natyrisht kam parasysh kreun e PD-së. Kjo sepse zoti President ka treguar dakortësi në çdo gjë. Kemi adresuar problemin e shqiptarëve që janë riatdhesuar.  Dhe më vjen shumë keq për këtë hipokrizi, sepse kryetarit të Partisë Demokratike, i kam thënë dhe po ja them sërish, në këtë kohë lufte gjëja e parë që duhet menduar është këta që janë nëpër shpia.”-tha Rama.

Kryeministri theksoi se e gjithë vëmendja duhet të jetë për të gjithë ata shqiptarë që kanë vështirësi financiare. Rama tha se këtu duhet të fokusohet edhe e gjithë energjia e opozitës. 

“Që kanë mbyllur biznesin dhe po jetojnë me ankthin e humbjes së vendit të punës dhe nuk paguajnë dot detyrimet kreditore. Këta janë njerëzit tanë. Jemi të gjithë shqiptarë. Nuk jemi socialistë, nuk jemi demokrat por jemi shqiptarë. Të gjithë kemi detyra dhe detyra e Opozitës është që të garantojë që zëri i të gjithëve të dëgjohet. U kam sugjeruar që përpara se të dalin të flasin gomarllëqe, ju lutem informohuni. Ne ju vëmë në dispozicion gjithçka, plus dokumente. Përpara se të dilni të thoni që po shpërndahen maska të skaduara, që është një gomarllëk, por në kohë lufte është një faj ndaj njerëzv, na kërkoni ne llogari. Na thoni, ore si ka mundësi që po shpërndahen këto maska. Dhe vetëm nëse nuk ju bind argumenti ynë, dilni dhe thojani publikut. nëse do ta kishin bërë këtë gjë, nuk do flisnin.”-tha ai.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare u mblodh më 25 mars. Online, për shkak të distancës që duhet ruajtur nga koronavirusi, ky këshill diskutoi për menaxhimin dhe masat që ka marrë qeveria për të përballuar situatën me COVID-19 në Shqipëri. Në takim mori pjesë kryeministri Edi Rama, disa nga ministrat, presidenti Ilir Meta si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha edi rama keshilli i sigurisë kombëtare lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2020, 10:49

Tiranë- Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për tenderin  e ushiqmit me vle...