Politike

Kriza me COVID-19, grupi i deputetëve të PS bën gjestin e RRALLË: Gjysmën e rrogës e japim për ndihmë!

1 Prill 2020, 12:10 Nga DOSJA
Kriza me COVID-19, grupi i deputetëve të PS bën gjestin e

TIRANË- Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur të dhurojë gjysmën e pagës për të ndihmuar të gjithë ata që preken nga koronavirusi.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se vendimi është marrë unanimisht, dhe se për tri muaj, deputetët e PS do të marrin 50% të pagës. Nesër, grupi do të depozitojë kërkesën pranë Kuvendit të Shqipërisë.

Vendimi vjen një ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare të shkurtimit me 50% të pagës së kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministrin Erion Braçe dhe kabinetit.

Në vendimin e qeverisë përfshihen edhe nëpunësit e Arsimit të Lartë, ndërmarrjeve shtetërore dhe shoqërive tregtare. Nismës tashmë i janë bashkuar edhe deputetët por edhe presidenca bashkë me presidentin Ilir Meta.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike grupi i ps dhuron rrogen koronavirusi ne shqiperi grupi i ps dhuron rrogen koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2020, 12:00

Tiranë- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Florjon Mima ka dhënë 4 propozime sesi mund të ndihmohen qytetarët dhe ekonomia, pas situatës së krijuar në vend COV...

Politike 1 Prill 2020, 10:49

Tiranë- Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për tenderin  e ushiqmit me vle...