Politike

Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do zgjerohet në muajin prill

1 Prill 2020, 10:55 Nga DOSJA
Rama komunikon me bankat: Paketa ekonomike për pasojat e COVID-19 do

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë publik lajmin se paketa ekonomike për pasojat që ka sjellë Covid-19 në Shqipëri do të zgjerohet në muajin prill. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se ka komunikuar me drejtuesit e bankat për paketën financiare të luftës. Kryeministri nuk ka dhënë detaje mbi kategoritë që përfshihen në këtë zgjerim, por gjatë një bisede live në Euroneës, tha se klubet e futbollit, nuk do të jenë pjesë e paketës.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; Vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; Zgjerimin e paketës gjatë muajit prill,”- shkruan kryeministri në Facebook.

Rama ka prezantuar para pak ditësh planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes. Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh për shëndetësinë, 10 miliiardë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, po ashtu përfshihen dhe falja e kamatvonesave për debitorët e OSHEE-së.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi pagat e luftes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi pagat e luftes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 1 Prill 2020, 10:49

Tiranë- Ditën e sotme Partia Demokratike do të dorëzojë në SPAK kallëzimin penal ndaj ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, për tenderin  e ushiqmit me vle...