Aktualitet

Mundësi për lirim masash, Rama i prerë me biznesmenët e mëdhenj: Nuk përfitoni dot (Këshilla për Bashën)

1 Prill 2020, 11:23 Nga DOSJA
Mundësi për lirim masash, Rama i prerë me biznesmenët e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka folur sërish në lidhje me masat e marra për shkka të situstës që ka krijuar koronavirusi dhe për pagat e luftës. Në një intervistë me Skype për Euroneës, kryeministri sqaroi se biznesmenët e mëdhenj që nuk pagujanë punëtorët e tyre dhe nuk pranojnë të marrin kredi, i gënjën mendja që mendojnë se mund të përfitojnë nga kjo situatë. “Ata mendojnë se do të marrin fitimin e munguar në këtë kohë, por ta harrojnë. kjo gjë nuk do të ndodhë as në këtë botë dhe as në tjetrën,”- tha Rama.

Përsa i përket izolimit, kryeministri theksoi se ishin këto masa që kanë ruajtur kurbën në Shqipëri, ndërkohë që tha se mund të ketë ndonjë lehtësim më vonë, pas një jave ose 10 ditësh. I pyetur në lidhje me frikën që ndjen, Rama tha se ka pasur shqetësime por që frika nuk ekziston në fjalorin e tij.

Përsa i përket kallëzimit penal të Partisë Demokratike, kundrejt Ota Xhaçkës, Rama tha se nuk ka asnjë koment ndaj Bashës, por e këshilloi këtë të fundit që fokusin ta kishte tek njerëzit që janë të mbyllur në shtëpi.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se paketa për planin ekonomik për pagat e luftës do të zgjerohet në muajin prill. pak ditë më parë, Rama ka pezantuar para pak ditësh planin ekonomik të qeverisë për përballimin e situatës kundër COVID-19. Kreu i qeverisë njoftoi se deputetët, ministrat dhe vetë ai do marrin gjysmë rroge deri në fund të luftës. Kreu i qeverisë tregoi 7 pikat e planit, ku do ketë fonde shtesë për shëndetësinë, biznesin e vogël, shresat në nevojë dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.

Rama tha se ky është plani A, ku do të ketë shtim fondesh për shëndetësinë, 10 miliiardë për kompanitë që nuk paguajnë dot pagat e punonjësve, po ashtu përfshihen dhe falja e kamatvonesave për debitorët e OSHEE-së.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi pagat e luftes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi pagat e luftes plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll