Aktualitet

Trashësia e dëborës 40 cm/ ARRSH: Akset rrugore ku duhet të përdoren zinxhirë, kjo është situata e rrugëve në vend

1 Prill 2020, 11:14 Nga DOSJA
Trashësia e dëborës 40 cm/ ARRSH: Akset rrugore ku duhet të

Tiranë- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar së fundmi se në veri të vendit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm. Akset rrugore ku mjetet duhet të lëvizin me zinxhirë janë:  Qafë Dragalicë-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë. 

Njoftimi i ARRSH-së:

Njoftim për gjendjen e akseve. Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura ? kryesisht në veri ka pasur reshje bore ?️
Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
? Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.
? Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.
?Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.
⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.
? Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.
?Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore?të ulin shpejtësinë ? për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë ?️

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrsh njoftim për rrugët arrsh njoftim për rrugët

Sondazh

Poll