E infektuar Zv/drejtoresha e QSUT? Silva Bino: Mos u merrni me emra të veçantë, është në krye të detyrës dhe gëzon shë
1 Prill 2020, 10:29Nga DOSJA
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë sqaron se zv.drejtoresha e QSUT, Danjela Nika nuk është e infektuar me koronavirus. Në komunikimin e përditshëm pyetje-përgjigje, Silva Bino, përfaqësuesja e ISHP dhe MSH tha:
“Ajo gëzon shëndet të plot dhe do doja shumë që të merreshim me emra të përveçëm, të përfundojë e gjithë kjo gjë e marrjes së emrave të përveçëm për cdo person që është publik dhe drejton dhe menaxhon këtë situatë. Natyrisht mund të kemi emra, por nuk duhet identifikuar. Gëzon shëndet të plot dhe është në krye të detyrë”.
Ndërkohë që gjendja e Andi Koraqit, shefi i laboratorit të mikrobiologjisë në QSUT është e mirë. “Gjendja është e stabilizuar, po e ndjekim në vijim”, -tha Bino.
Deri më tani, janë disa zyrtarë të kupolës së mjekësisë shqiptare që janë të infektuar. I pari ishte shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, dhe Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.
Mbrëmë u konfirmua informacioni se i infektuar është edhe “Dr.Luli”, Dhimitër Kraja, i cili u rikthye pas 48 vitesh punë për të ndihmuar në vijën e parë kundër COVID-19. Vetë Bino, tha se të gjitha kontaktet me Krajën janë testuar dhe kanë dalë negativ. “Të gjithë personat që kanë pasur kontakte kanë rezultuar negativ”, tha Bino. Në total janë 12 mjekë dhe infermierë të infektuar me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Elbasan- Një lajm i mirë na vjen nga Elbasani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pacienti i parë i infektuar në këtë qytet, 60-vjeçari me iniciale R.M...
MILOT– Një person ka mbetur i plagosur pasi është përplasur me një trajler teksa udhëtonte me automjetin “Mercedez benz”. Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi...
Tiranë- Silva Bino, përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjise dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, iu ka kthyer një p...
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë sot përditësimin e të dhënave për të gjithë personat që kanë vazhduar të shkelin planin e masave që është vendosur nga qe...
Aktualitet 1 Prill 2020, 09:39
Tiranë- Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle është shprehur së fundmi se të gjithë jemi të barabartë kur na prek virusi, por jemi tërësisht të pabarabartë në...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar efektivët e repartit Shqiponja, një pjesë e të cilëve kanë dhuruar gjak dje për të ndihmuar fëmijët talasemikë...
TIRANË- 16 raste të reja në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 259. Silva ...
KUKËS– Qyteti i kukësit dhe të gjithë zonat përreth janë zbardhur nga dëbora. Ulja e temperaturave këtë pranverë ka bërë që veriu i Shqipërisë të zbardhet ...
Mirditë-2 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në Mirditë dhe ata janë dy punonjës të spitalit të Rrëshenit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fatmirë...