Aktualitet

Lajm i mirë nga Elbasani/ Shërohet pacienti i parë, 60-vjeçarin e kishte infektuar djali i tij

1 Prill 2020, 10:25 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Elbasani/ Shërohet pacienti i parë,

Elbasan- Një lajm i mirë na vjen nga Elbasani. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se pacienti i parë i infektuar në këtë qytet, 60-vjeçari me iniciale R.M, është shëruar plotësisht. Burimet bëjnë me dije se 60-vjeçari pas 3 testeve doli negativ dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.

 

Ai bashkë me gruan e tij u infektuan nga djali i tyre 32-vjeçar, i cili është administrator i një call center në Tiranë. Edhe ky i fundit është shëruar dhe ndodhet në banesë.  Ndërkohë nëna e tij, vijon të qendrojë e shtruar në repartin e infektivit në kryeqytet.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientw të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pacienti i parë në elbasan viktimat e covid ne shqiperi pacienti i parë në elbasan viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Prill 2020, 09:39

Tiranë- Politikani dhe ish-deputeti Namik Dokle është shprehur së fundmi se të gjithë jemi të barabartë kur na prek virusi, por jemi tërësisht të pabarabartë në...