Bota

COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në Spanjë dhe Francë, Italia arrin pikun, mbi 45 mijë viktima në të gjithë globin (SHIFR

1 Prill 2020, 06:14 Nga DOSJA
COVID-19 po bën ‘kërdinë’ në Spanjë dhe

Koronavirusi po vret çdo ditë jetë njerëzsh. Mbi 45 mijë persona deri më tani kanë humbur jetën në të gjithë botën, pasi u infektuan me COVID-19. Ndërsa 912,307 persona janë të infektuar, por 191,826 të tjerë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës.  Kina, i cili është edhe vendi ku virusi u përhap për herë të parë, mesa duket e ka situatën nën kontroll.

Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Tre vendet më të prekura janë Italia, Franca dhe Spanja. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155.  Dhe sipas ekspertëve në Itali është arritur piku i koronavirusit dhe rastet e reja janë ulur, por COVID-19 do të qëndrojë në vedn deri në korrik. Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Spanjë, pasi aty ka shkaktuar 9,053  mijë viktima.  Ndërkohë, në Francë kanë humbur jetën 3,523 persona, por numri i viktimave rritet nga ora në orë. Një ditë më parë aty humbën jetën 499 persona.

Virusi është përhapur edhe në Ballkan. Në Shqipëri janë 259 persona të infektuar dhe  15 viktima. Në Kosovë numri i të prekurve ka shkuar mbi 100 dhe është shënuar vetëm një viktimë.

Burimi:https://www.worldometers.info/coronavirus/

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll