Aktualitet

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP bën parashikimin: Piku është në mes të prillit, pa u ulur kurba nuk do dalim nga karanti

31 Mars 2020, 19:37 Nga DOSJA
Shefja e Epidemiologjisë në ISHP bën parashikimin: Piku

TIRANË- Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomimi ka treguar sot se deri kur mund të zgjasë gjendja e izolimit në Shqipëri. Në një lidhje me emisionin “Open’ në Top Channel, Tomimi u shpreh se dhe prilli do jetë muaji i pikut dhe koronavirusi do vijojë të veprojë.

Sipas saj piku mund të arrihet në mesin e prillit dhe pa u ulur kurba nuk mund të fillojmë daljen nga karantina.

Është një virus i panjohur për mbarë botën. OSHB-ja bëri një deklaratë që të mos e neglizhojmë virusin asnjëherë. Ky virus mund të kthehet sërish në vjeshtë më infeksionet virale. Mund të kthehet në mbarë botën jo vetëm në vendin tonë. Sipas disa llogaritjeve, piku pritet që të arrihet në mesin e prillit. Pa u ulur kurba nuk duhet të dalim nga karantina. Por theksoj se kjo është një situatë që nuk mund të parashikohet”- tha Tomini.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 piku u covid ne shqiperi eugena tomimi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 piku u covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 18:08

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka qetësuar nxënës e studentë por edhe vetë prindërit e tyre se përkundër pandemisë nuk rrezikojnë djegien e këti...

Aktualitet 31 Mars 2020, 17:51

TIRANË- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë gjithë periudhës së COVID-19 në Shqipëri, do të ketë një lexim të ri për matës...