Aktualitet

“Jeni krenaria jonë”, Manastirliu flet me mjekët që shkuan në Itali: Kujdesuni për veten

31 Mars 2020, 15:29 Nga DOSJA
“Jeni krenaria jonë”, Manastirliu flet me mjekët që

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë ka zhvilluar sot një bisedë në telefonë me disa nga mjekët që kanë shkuar në Itali për të ndihmuar kolegët e tyre në Itali në luftën kundër COVID-19. Gjatë telefonatët, Manastirliu u ka kërkuar të gjithëve të tregojnë profesionalizëm dhe të bëjnë maksimumin.

Ajo tha se kanë mbështetjen e të gjithëve dhe ka besim se ata do tregojnë që janë të gatshëm që të përballen me armikun e padukshëm. “Një këshillë kisha. E para forca dhe kujdes veten të gjithë ju, pra kujdes materialet e mbrojtjes personale, veshja e duhur për të mos rrezikuar veten. E dyta, ju jeni krenaria jonë, ne kemi besim tek ju dhe do të doja që nëpërmjet jush dhe gjithë ekipit tjetër t’ju uroja suksese në këtë mision humanitar”, u shpreh Manastirliu.

Ndërkohë nga ana tjetër e telefonait, mjeku Ermal Pashaj ka bërë me dije se ata kanë nisur punë që sot, por mjekët kanë hasur një problem, pasi nuk u kishte shkuar drejtuesi për t’i orientuar. “Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër. Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet e COVID subintensiv, në repartet e pneumologjisë. Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë. Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe po i pajisin me veshjet e duhura dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin”, tha Ermal Pashaj.

Më tej po ky mjek tha se ishte i bezdisur nga mediat pasi e kanë kontaktuar shumë dhe nuk kanë kohë që t’u përgjigjen. Manastirliu tha se ata kishin shkuar për punë dhe duhet të bënin vetëm këtë gjë pasi tani nuk është koha për fjalë.

Kujtojmë se pak ditë u dëerguan nga Shqipëria në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj dhe ka pasur shume reagime pozitive.

Ndërkohë, numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 mjeket shqiptare ne itali ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 31 Mars 2020, 13:52

Në emisionin “Shqipëria Live”, drejtuar nga dyshja e moderatorëve Florian Gjini dhe Erjona Rusi, ishte i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, ish-banori i Big Br...