Sport

Ylli i Milanit fton vëllain: E kam ëndërr të luajmë në një skuadër

31 Mars 2020, 16:57 Nga DOSJA
Ylli i Milanit fton vëllain: E kam ëndërr të luajmë

Theo Hernandez sot ka ka biseduar me fansat e tij “online” dhe, mes të tjerash, ka zbuluar një ëndërr të madhe. Mbrojtësi i Milanit dëshiron të luajë në një ekip me vëllain e tij, Lucas Hernandez, aktualisht te Bayern.

“Do të ishte një ëndërr të luaja përsëri me vëllain tim në një skuadër. Kemi luajtur në ekipin e moshave kur ishim të vegjël dhe shpresoj të ndodhë sërish. Nëse do të ishte te Milani, akoma edhe më mirë”, është shprehur francezi.

“Personi i parë që njoftova për firmën me Milanin ishte nëna dhe më pas vëllai. Ata janë njerëzit që më mbështesin gjithmonë dhe janë aty përkrah meje”, ka shtuar më tej Theo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ëndërr theo hernandez vëllai ëndërr theo hernandez vëllai

Sondazh

Poll