Sport

Cristiano Ronaldo si Woods dhe Mayweather, ylli portugez do të jetë miliarderi i tretë në sport

31 Mars 2020, 16:41 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo si Woods dhe Mayweather, ylli portugez do të jetë

ITALI– Juventus ishte klubi i parë në Serie A që vendosi të shkurtojë 30% të pagave të futbollistëve, por përkundër kësaj Cristiano Ronaldo është afër një tjetër rekordi të karrierës së tij fantastike: siç raporton “The Sun”,në fakt, këtë vit CR7 do të bëhet sportisti i tretë në botë që ka fituar një miliard dollarë gjatë karrierës së tij.

Para lojtarit portugez të Juventusit, vetëm dy sportistë deri më tani kishin arritur të tejkalojnë një miliard, Tiger Woods dhe Floyd Mayweather, por së shpejti, pesë herë fituesi i Topit të Artë do të bashkohet me këtë rreth shumë të vogël.

Një arritje e çmendur, të cilën ish- lojtari i Real Madrid do ta arrijë jo vetëm falë futbollit, por edhe mbi të gjitha falë imazhit të tij dhe kontratave faraonike të nënshkruara me sponsorë të ndryshëm, një mbi të gjitha atë me Nike. Vetëm në vitin 2019, Ronaldo fitoi 100 milion €.

(e.ç./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll