Bota

I kamufluar si shitës fruta perimesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar që tregtonte drogëra të ndryshme

21 Mars 2019, 18:59 Nga DOSJA
I kamufluar si shitës fruta perimesh, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

ITALIA- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një shqiptar 25 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale të trafikut të drogës.

Mediet italiane bëjnë me dije se 25-vjeçari shqiptar ishte i kamfluar si shitës frutaperimesh, për të mos rënë në sy të policisë, ndërsa njëherësh shiste edhe drogëra të ndryshme. Sipas “Bolognatoday”, kanë qenë banorët që kishin vërejtur sjellje të dyshimta tek shqiptari dhe më pas kanë njoftuar karbinierët.

Kjo ka bërë që policia të monitorojë 25-vjeçarin dhe pas sigurimit të provave, kërkimet vijuan edhe në shtëpinë e tij, ku aty u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë materiale 65 gram kokainë, 25 kg marijuanë dhe 7 gram hashash. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një shumë parash prej 4 mijë eurosh, të cilat dyshohen se janë përftuar nga aktiviteti i paligjshëm i shitjes së drogës.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota arrestohet shqiptari në bologna itali shqiptari shitës i drogërave të ndryshem shqiptari si shitës i fruta-perimeve arrestohet shqiptari në bologna itali shqiptari shitës i drogërave të ndryshem shqiptari si shitës i fruta-perimeve

Sondazh

Poll