Bota

Shpërthim i fuqishëm në Greqi/ Granatë në konsullatën ruse, në kërkim dy persona

22 Mars 2019, 08:09 Nga DOSJA
Shpërthim i fuqishëm në Greqi/ Granatë në

ATHINË– Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur konsullatën ruse mëngjesin e sotëm rreth orës 3:50.

Sipas mediave greke, dy persona në një motoçikletë kanë hedhur një granatë në hyrje të Konsullatës së Rusisë në Athinë, në rrugën Xhavela 5 në Halandri. Granata e hedhur nga motoçikleta arriti deri në vendqëndrimin e rojes, ku edhe ka shpërthyer. Por ende nuk raportohen për të plagosur.

Në vendngjarje ka mbërritur Policia e Antiterrorit dhe e shpërthimeve speciale, e cila ka mbledhur të gjitha kamerat e sigurisë për të rënë në gjurmët autorëve.

Sulmi mbi konsullatën ruse është i ngjashëm me sulmin e bërë më nëntor 2016, kur anëtarët e organizatës Revolucionare Self Defense hodhën një granatë në ambasadën franceze.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni athine greqi shperthim ne athine shperthim ne konsullaten ruse athine greqi shperthim ne athine shperthim ne konsullaten ruse

Sondazh

Poll