Bota

Tragjedi në Irak/ Fundoset trageti në lumin Tigris, të paktën 85 të vdekur

22 Mars 2019, 08:35 Nga DOSJA
Tragjedi në Irak/ Fundoset trageti në lumin Tigris, të

IRAK- Është rritur bilanci i viktimave,ku ka shkuar në 85 persona,  si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Trigris, ndërkohë raportohet edhe për dhjetra të mbijetuar.

Trageti mbante 170 pasagjerë për në një ishull të vogël turistik, kur u fundos pranë qytetit Mosul të Irakut. Sipas zyrtarëve lokalë, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin nga lumi të paktën 12 të mbijetuar.

Mediat lokale njoftuan më herët se në traget ndodheshin 170 persona, ndonëse bëhet fjalë për një mjet lundrimi me kapacitet deri në 50 persona.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 85 viktima fundoset anija irak 85 viktima fundoset anija irak

Sondazh

Poll