Bota

Post-masakra, gratë në Zelandën e Re vishen me shami dhe solidarizohen me myslimanët

21 Mars 2019, 21:07 Nga DOSJA
Post-masakra, gratë në Zelandën e Re vishen me shami dhe

ZELANDA E RE- Më pak se një javë pas sulmit të ndodhur mbi dy xhami në Christchurch, ku u vranë 50 njerëz, shumë izraelitë tani po mbajnë shaminë me qëllim që të solidarizohen me myslimanët e vendit.

Veprimi “Shami për Harmoni” është bërë për të kujtuar se burrat dhe gratë duhet të mbajnë shami në kokë, në shenjë barazie.

Përveç kësaj, të premten, pikërisht një javë pas vrasjes, do të mbahen dy minuta heshtje në mbarë vendin, në nderë të viktimave.

Kryeministri i Zelandës së Re Jacinda Ardern pas fatëkeqësisë shkoi e veshur me shami në xhaminë ku ndodhi sulmi, ku mori pëlqimin nga shumë njerëz.

Pak ditë më parë në Zelandën e Re, një 28-vjeçar, ka hyrë në dy xhami dhe ka vrarë 50 persona. Brendon Tarrent e ka filmuar të gjithë masakrën me një kamer trupi dhe  të gjithë viktimat ishin mysliman duke u falur në xhami. (Lexo këtu)

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota masakra ne zelanden e re shami per harmoni vriten myslimanet ne zelanden e re masakra ne zelanden e re shami per harmoni vriten myslimanet ne zelanden e re

Sondazh

Poll