Bota

Mbretëri e Bashkuar/ Shkatërrohen 5 xhami me varre gjatë natës, besimtarët muslimanë të frikësuar

21 Mars 2019, 14:34 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ Shkatërrohen 5 xhami me varre gjatë

Birmingham- Në një sulm me varre në pesë xhami në Qendrën Islame në Witton Road, u thyen shtatë dritare dhe dy dyer. Imami i xhamisë tha se sulmi ndodhi mes orës 1.30 dhe 2 të mëngjesit, e menjëherë policia kishte marrë njoftimin. Pesë xhamitë e sulmuara ndodhen në rrugën Albert, Birchfield Road, Slade Road, Broadway dhe Witton Road në qytet.

Policia ka vendosur patrullat në këtë zonë dhe hetimet vazhdojnë.

Videoja nga Witton u shpërnda në internet nga këshilltari i Partisë Laburiste në lagjen Bromford dhe Hodge Hill.

Ai shkroi: “Për fat të keq, Qendra Islame në Witton Road u sulmua brenda natës nga një individ që përdorte një vare për të thyer dritare dhe dyer. Kemi nevojë për mbështetje pasi kjo ngjarje ndodh vetëm një javë pas masakrës në Zelandën e Re.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota pese xhami ne birmigham qendra islame ne witton xhamite e shkaterruara pese xhami ne birmigham qendra islame ne witton xhamite e shkaterruara

Sondazh

Poll